Në burgun e Shutkës rrihet dhunuesi i Selës?


Në burgun e “Shutkës” në Shkup ka ndodhur një zënkë, ku dy të dënuar kanë sulmuar rëndë Kosta Petrov, një ndër të dyshuarit kryesorë për sulmin ndaj Ziadin Selës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Ngjarja ka ndodhur në qelinë C24 ku edhe po vuan dënimin Kosta Petrov.

Sipas informatave jo zyrtare që ka arritur Pa Censurë, deri tek sulmi ka ardhur, pasi Petrov ka vazhduar të flet për kënaqësinë që ndjen për dhunën e ushtruar ndaj Ziadin Selës, ku mes tjerash ka thënë se i ruan me fanatizëm këpucët e tij me gjakun e liderit të ASH-së, në ato monete janë revoltuar dy të dënuarit tjerë dhe kanë sulmuar Petrovin.

Aktualisht Petrov është në gjendje stabile, ku nga dy të dënuarit që e kanë sulmuar është kërkuar përgjegjësi.