Ndërron jetë 72-vjeçarja si pasojë e lëndimeve të mara prej një automjeti ngarkues


Shtatëdhjetë e dyvjeçarja R.K. nga fshati Petrovec dje ndërroi jetë në Qendrën klinike “Nëna Terezë” si pasojë e plagëve të marra disa orë më herët nga goditja nga automjeti ngarkues “man” me targa të Shkupit, drejtuar nga B.GJ. (42) nga fshati Katllanovë, Shkup.

Siç kumtoi MPB, fatkeqësia ndodhi në orën 9:45 në fshatin Petrovec të Shkupit, kur automjeti ngarkues goditi këmbësoren R.K.

“Nga goditja, R.K. mori lëndime të rënda dhe me automjet të Ndihmës së shpejtë u dërgua në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”. Rreth orës 12:30 ajo iu nënshtrua lëndimeve.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kryen Prokurori publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Shkup.