Ndërroi jetë Qemal Xhafa, kryetari i parë i Dibrës në pluralizëm


Në moshën 75-vjeçare papritmas ndërroi jetë Qemal Xhafa, kryetari i pari i Dibrës në pluralizëm, i cili këtë funksion e ka kryer dy mandate. Qemal Xhafa ka lindur në vitin 1944, në fshatin Kovashicë, komuna e Shupenzës, rrethinën e Peshkopisë, Republika e Shqipërisë. Shkollën fillore (e kryer në Dibër, kurse shkollën e mesme në Tetovë. Në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Elektronik pranë Universitetit të Prishtinës.

Ka punuar si arsimtar në fshatin Sollokiq të Dibrës, profesor në shkollën e mesme “19 Nntori” në Prishtinë, si inxhinier në kombinatin e tekstilit, “Novost” në Dibër, në kompaninë ndërtimore “Soliter” në Gjilan, ndërsa ka qenë edhe drejtori i Elektro-shpërndarjes në Dibër. Ai është njëri nga tre kryetarët të cilët e kanë nënshkruar aktin themeltar për formimin e Universitetit të Tetovës. Ka qenë kryetar i degës së Partisë për Prosperitet Demokratik, anëtar i kryesisë qendrore të partisë, ndërsa në dy mandate këshilltar i kësaj partie në Këshillin e Komunë së Dibrës.

Varrimi do të bëhet nesër në varrezat myslimane të qytetit në Dibër.