Naumovski: Shteti jonë ka emër


Ambasadori Vasko Naumovski, përfaqësuesi nga Maqedonia në kontestin e emrit ka thënë se propozimet e ndërmjetësit Metju Nimic janë larg zgjidhjes së dinjitetshme.
“Shteti jonë ka emër, ajo është Republika e Maqedonisë, emri që është në bazën e identitetit tonë. Poashtu sot më 2018 askush nuk mund të mohojë ekzistimin e popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonishte. Nga ana e ndërmjetësit u prezantuan disa ide për të cilat konsideroj se del nga korniza dhe se janë larg një zgjidhje të dinjitetshme, por megjithatë këto propozime do të prezantohen para kreut shtetëror politik dhe të njëjtët do mund të kenë qëndrim lidhur me këtë çështje”, ka thënë Naumovski për televizionin Sitel, duke shtuar se nuk është optimist për zgjidhjen e emrit./Gazeta Express/