Mustafa: Me njerëz si Amdi Bajram nuk shkohet në Evropë


Kryetari i partisë së bashkuar për emancipimin e romëve, Nezhdet Mustafa ka reaguar ndaj vendimit që Amdi Bajram pas 11 vjetësh përkrahje të pushtetit VMRO-DPMNE, tani të bëhet pjesë e qeverisë së Zoran Zaevit.

“Veprimi i tij asnjëherë nuk ka qenë politik, por manipulativ dhe mashtrues. Intrigat e tij i ka ndjerë Cërvenkovski, Tupurkovski, Gruevski, besoni se do i ndjen edhe partneri i ri, kryeministri aktual. Më 2018, standardet dhe vlerat evropiane asnjëherë nuk mund t’i arrijmë me njerëz si Amdi Bajram. ‘Koka- kola’ personalitete si që e konsideronte paturpësisht veten ai, nuk na nevojiten, madje as romëve si bashkësi etnike e aq më pak Maqedonisë”, ka thënë Mustafa.

/Medial.mk/