Musliu: Zaev tenton në sigurimin e 2/3 e votave në Kuvend
Analisti politik Albert Musliu deklaroi për televizionin 1TV arsyet e zvarritjes dhe vonesave të zgjerimit të Qeverisë. Ai tha se kjo është një strategji e praktikuar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, i cili ka në plan koalicion më të gjerë, deri në sigurimin e dy të tretave të votave në Kuvend.
“Nuk janë vetëm shqiptarët në lojë për tu bërë pjesë e Qeverisë. Mendoj se Zaev shkon në sigurimin e dy të tretave të shumicës në Kuvend, andaj pret aq gjatë të bëj rikonstruimin e Qeverisë”, theksoi Musliu.
Sipas tij, kjo shumicë do të mundet pastaj të ndryshojë Kushtetutën dhe të ngjajshme, diçka që është e nevojshme edhe për zgjidhjen e emrit me Greqinë dhe reformat kyçe.