MSH: Janë siguruar mjete për furnizim të ilaçeve për sëmundje të rralla dhe insulinë


Në seancën e djeshme të 152-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi ribalancin e  buxhetit, me çfarë në mënyrë shtesë në një lartësi prej 183 milionë denarë për furnizimin e ilaçeve për sëmundje të rralla dhe insulinë, ndërsa njëkohësisht në Fondin për Mbrojtje Shëndetësore janë alokuar 660 milionë denarë për realizim të papenguar të të drejtës së mbrojtjes shëndetësore.

Qeveria e miratoi Informacionin për progresin e aktiviteteve për furnizim publik të pajisjes mjekësore për nevojat e Klinikës Universitare për Kardiologji.

Gjithashtu, është miratuar edhe informacioni me nismën për bashkim o të veprimtarisë së centralizuar të onkologjisë dhe radioterapisë, në suaza të Universitetit Klinik për Radioterapi dhe Onkologji – Shkup për themelimin e reparteve rajonale në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” – Shkup, Spitali Klinik Shtip dhe Spitali Klinik Manastir, si dhe nëpër qytete të tjera në shtet.