MPJ-ja e Bullgarisë mbështet ratifikimin e Marrëveshjes


Pas miratimit të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, ministria e Jashtme e kësaj të fundit votimin e ka cilësuar si bazë për ndërtimin e fqinjësisë së mirë. Sipas kumtesës së dikasterit të jashtëm bullgar, marrëveshja vërteton vullnetin e palëve për fqinjësi të mirë si një vlerë Evropiane dhe pikënisje për perspektivë më të mirë të vendeve Ballkanike.

“Bullgaria do të vazhdojë edhe më tej të angazhohet në mbështetjen e Maqedonisë për integrimin e saj në BE dhe forcimin e strategjisë së një ndër prioritet tona në kryesimin e Këshillit të BE-së” thuhet në kumtesën e ministrisë së Jashtme të Bullgarisë.