Zëdhënësi i saj, Toni Angellovski, tha se nga hapja e vendvotimeve të sotme janë regjistruar katër incidente. Në shkollë fillore “Raze Angellovski”, Lisiçe në Shkup K.ZH. është arrestuar për shkak se ka ofenduar qytetarë dhe ka sulmuar një pjesëtar të forcave policore. Personi është dërguar në stacionin policor në Aerodrom”.

”Nga një 80 vjeçar nga Zubovca të Gostivari është lajmëruar se është ofenduar personalisht në lidhje me referendumin nga 64 vjeçarja S.M. E dyshuara është thirrur në stacionin policor”

Incident ka pasur edhe në Strugë ku nga ndërtesa afër shkollës “Braqa Milladinovci” është vërejtur fotografimi i votës nga personi i cili qëndronte në ballkon. Personi është thirrur menjëherë në polici”

Në shkoklën fillore “Vanço Prke”, B.O nga Shtip ka lajmëruar se gjatë dërgimit të ushqimit në vendvotim, ka qenë i fotografuar nga E.S. nga Shtipi. Ai menjëherë është thirrur në stacionin policor” tha mes tjerash Angellovski.

Nga MPB bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë ligjet dhe të jenë të përmbajtur nga çdo prishje të qetësisë publike dhe të rruhet fshehtësia e votës.