MPB me apel, Të anojmë në mënyrë sportive


Para dy ndeshjeve ndërkombëtare të vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe asaj të Ligës së Evropës, të cilat do të luhen në Shkup, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, njofton se do të merr masa shtesë për mbajtjen dhe ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik. Nga MPB apelojnë tek qytetarët që do t’i ndjekin ndeshjen Shkëndija – TNS , si dhe Rabotniçki – Honved , të përmbahen nga veprimet që prishin qetësinë publike dhe të mos shkaktojnë dhunë dhe vepra tjera penale.

MPB-ja nuk do të tolerojë dhunën, prishjen e qetësisë publike dhe vepra tjera penale në ngjarje sportive. Ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve, sidomos grupeve të tifozëve që të ekipet e tyre t’i përkrahin në mënyrë sportive, duke respektuar rregullat ligjore dhe të drejtën e gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Alsat M