MPB demanton VMRO-DPMNE-në: Është kryer kontroll në Shoqatën Auto Moto Gostivar


Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle edhe në Shoqatën Auto Moto Gostivar, si dhe te persona të tjerë juridikë që kryejnë veprimtari të këtilla. Këtë e theksojnë  nga MPB-ja duke e hedhur poshtë si dezinformatë të nxjerrë në konferencën për shtyp të partisë VMRO-DPMNE lidhur me kontrollet në Shoqatën Auto Moto Gostivar.

“Më 04.04.2018, konform programit për punë të Sektorit për punë komunikacioni në Byronë për siguri publike, është kryer kontroll i rregullt ndaj “Shoqatës Auto Moto Gostivar” dhe janë konfirmuar mungesa dhe lëshime në punë, gjegjësisht është konfirmuar se nuk është siguruar video shënim nga automjeti që kanë kryer kontroll teknik, që është në kundërshtim me nenin 8 nga Rregullorja për kontroll teknik të automjeteve dhe për shkak të kësaj nga ana e MPB-së është marrë vendim për shqiptim të masës – Ndalesë për kryerje kontroll teknik të automjeteve dhe parregullsisë që ta evitojë në afat prej 30 ditëve. Personi fizik e ka evituar mungesën dhe me shkrim e ka njoftuar MPB-në se kanë kryer kontroll të sërishëm dhe kanë konstatuar se mungesa është evituar, për çfarë janë përgatitur procesverbal dhe shënim zyrtar. Pasi që është konstatuar se mungesa është evituar, më 15.8.2018  është marrë vendim se personi fizik mund të vazhdojë me punë, sepse i përmbush kushtet ligjore”, sqarojnë nga MPB-ja.

U bëjnë apel partive politike të mos përhapin dezinformata dhe spekulime dhe të mos tentojnë ta keqpërdorin këtë tragjedi dhe të lënë që institucionet t’i konfirmojnë shkaqet  për këtë ngjarje tragjike.