Moti sot në Maqedoni


Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa në pjesën veriperëndimore do të fryjë edhe erë e lehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri 10 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 22 deri 28 gradë celcius.

Prej nesër pritet që moti të jetë i ndryshueshëm dhe me temperatura më të ulta, ndërsa në vendet malore pritet të ketë edhe reshje të borës./Gazeta e Pavarur