MOST do të monitorojë referendumin me rreth 1.500 vëzhgues


Asociacioni qytetar MOST do të monitorojë votimin e referendumit me rreth 1.500 vëzhgues, ku do të mbulojë 33 për qind të vendvotimeve në Maqedoni. Drejtori ekzekutiv Darko Aleksov në një intervistë për MIA-n ka theksuar se përveç kësaj, në secilën komunë do të kenë vëzhgues mobilë. Ai nënvizoi se do të shpërndahen vëzhgues edhe në komisione komunale si edhe në Komisionin shtetëror zgjedhor.

“Asociacioni i qytetarëve MOST do ta vëzhgojë votimin me rreth 1.500 vëzhgues me çka do të mbulohen rreth 33 për qind e vendvotimeve në Repubëikën e Maqedonisë, si dhe 33 për qind në nivel të çdo komune. Në mënyrë shtesë, në çdo komunë do të kemi vëzhgues mobilë të cilët do ta vëzhgojnë atmosferën jashtë vendvotimeve. Do të sistemohen vëzhgues edhe në të gjitha 80 komisionet komunale zgjedhore, si dhe në Komisionin Shtetëror Zgjedhor”, tha Aleksov.