Miratohet kërkesa e Gruveskit për azil?


Jo zyrtarisht, Zyra hungareze për migrim ka miratuar kërkesën e ish kryeministrit Niukolla Gruevski, për azil politikë.

Informatat i kanë përcjellë mediat hungareze, të cilat gjatë ditës së sotme kanë njoftuar se vendimi është miratuar, por nuk është precizuar përmbajtja e vendimit, raporton Alsat.

Në ndërkohë, nga Ministria e e Drejtësisë njoftojnë se kërkesa për ekstradimin e Gruevskit është përgatitur dhe pritet që sot tu dorëzohet autoriteteve hungareze, pavarësisht vendimit të autoriteteve hungareze, rreth kërkesës së Gruesvkit për azil.