Miratohet Buxheti i vitit 2019 i Maqedonisë


Me 61 vota “për” dhe 15 vota “kundër”, Kuvendi i Maqedonisë e votoi Buxhetin për vitin 2019.

Të ardhurat e përgjithshme në arkën shtetërore janë paraparë të jenë 210,8 miliardë denarë, kurse shpenzimet parashihet të jenë 228,5 milardë denarë.

Rritja e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) është projektuar të jetë 3,2%, kruse norma e inflacionit të jetë 2%.

Deficiti buxhetor është projektuar të jetë 2,5% ose 17,7 miliardë denarë, që është për 500 milionë denarë më pak se këtë vit.

Qëllimet e buxhetit janë që të ketë normë më të lartë të rritjes ekonomike, stanrad më të mirë jetësorë të popullsisë, sundim të ligjit, nivel më të lartë të drejtësisë sociale dhe anëtarësim në BE dhe NATO.