Ministria e Arsimit ultimatum UT-së: Hiqni taksën 50 euro


Ministria e Arsimit me ultimatum për universitetet në vend që në afat prej tre muajve të bëjnë ndryshime në statut dhe rregullore në përputhje më ligjin e ri për arsim të lartë. Këto ndryshime urgjentisht duhet t’i miratoj edhe Universiteti i Tetovës i cili po detyron studentët të paguajnë nga 3 mijë denarë për kryerjen e punës praktike.

 Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit ka kërkuar nga Inspektorati shtetëror për Arsim që të verifikojë rastin me pagesën e praktikës në shumë prej 50 euro në UT. Nga kjo e fundit kemi marrë njoftim se statuti i UT-së parasheh një gjë të tillë mirëpo e njëjta është në kundërshtim me Ligjin e ri për Arsim të lartë, të miratuar kohë më parë nga Kuvendi. Prandaj, Ministria e Arsimit njofton të gjitha Universitetet, në këtë rast edhe UT-në që në afat prej tre muaj të bëjnë ndryshime në statutin e tyre dhe assesi mos të parashohin pagesën e praktikës për fakultete të caktuara.

Reagimi i një dite më parë i ministres së arsimit Renata Deskoska, ka heshtur UT-në. Nga ky Institucion nuk deshën të komentojnë deklaratën e njeriut të parë të arsimit. Taksa për punën praktike ka rritur shqetësimet dhe studentët kanë nisur të koordinohen për kundërshtimin e saj, duke mos përjashtuar edhe protestën./Alsat