Ministrat e rinj, nesër takimi Sela – Zaev


Nesër pritet të ketë takim mes liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, dhe liderit të LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev, në lidhje me çështjen e plotësimit të vendeve të zbrazëta ministrore

Nuk bëhet i ditur vendi se ku do të takohen Sela dhe Zaev, burime nga Aleanca për Shqiptarët thonë se takimi është parashikuar në orën 14.

“Pritet që partnerët e koalicionit në Qeveri t’i dorëzojnë propozimet për vendet e zbrazur dhe të gjitha këto si paket i propozuar nga kryetari i Qeverisë do t’i dorëzohen Kuvendi”, deklaroi zëdhënës i Qeverisë Mile Boshnjakovski.