Miloshoski: Porositësi kryesor në rastin “Reket” është pjesë e pushtetit


Porositësi kryesor i cili jep instruksione të caktuara në rastin “Reket”, që u zbardh dje, sipas deputetit Antonio Milloshki nga VMRO-DPMNE-ja opozitare është pjesë e partisë qeveritare.

Milloshoski në deklaratën e sotme për mediumet në Kuvend lidhur me rastin për të cilin tani më janë në paraburgim dy persona dhe është marrë celulari i prokurores speciale publike Katica Janeva, tha se PSP-ja në vend që të jetë kontrollor ka dalë jashtë kompetencave të saja dhe “është bërë partner i veprave kriminale dhe korrupsionit”.

Milloshoski, i cili është pjesë e grupit të punës së VMRO-DPMNE-së për ligjin për prokurori publike me të cilin duhet të përfshihet statusi i PSP-së, tha se ministrave aktualë në Qeveri u kanë treguar për disa njohuri për paligjshmëri dhe tejkalime të autorizimeve në punën e PSP-së.

Sipas tij, kjo ngjarje mund të ndihmojë shumë për krijimin e një ligji të mirë për prokurori publike, ku do të ketë barazi midis autorizimeve të prokurorisë dhe mekanizmave kontrolluese, me qëllim që kjo prokurori të mos dalë nga kornizat e kompetencave të saj dhe të mos e keqpërdorë fuqinë dhe kompetencën që e ka.

Deputeti i partisë opozitare ka thënë se në këtë pikëpamje, struktura e organizuar piramidale për reket mediatik-politik ka disa emra të cilat spekulohen në opinion dhe të cilat ishin të përfshira në të, por se nuk besoj se ende dikush e ka përmendur emrin e porositësit kryesor.

“Sipas meje, porositësi kryesor është jashtë PSP-së, por këtë ia lëmë hetimit këto javë para nesh”, tha Milloshoski.

Porositësi kryesor i cili ka disa instruksione të caktuara si të veprojë dhe të keqpërdoret fuqia e PSP-së dhe i materialeve të cilat janë në posedimin e tyre, siç pohon ai, është pjesë e strukturës qeveritare.

“Fuqinë në shtet çdoherë e kanë politikanët të cilët janë pjesë të pushtetit”, ka thënë deputeti opozitar.

Milloshoski deklaroi se gjatë bisedimeve për ligjin për prokurori publike është kërkuar të formohet komisioni anketues për llogaridhënie më të madhe të PSP-së, por se kjo është refuzuar nga ana e partive qeveritare.

Milloshoski, siç tha, do të donte të paragjykojë ndonjë faj, por indikacionet tregojnë se PSP-ja në vend që të jetë kontroll kundër korrupsionit dhe krimit ka dalë jashtë kompetencave të saja dhe është bërë partner në një pjesë të veprimeve të tilla. Sipas tij, ky mund të jetë rrezik i madh për eurointegrimet tona dhe autoritetin e shtetit, por thotë se nëse organet hetuese në mënyrë themelore përfshihem edhe në mënyrë jo selektive me zbardhjen e këtij rasti deri në fund duke mos kursyer persona pa dallim nëse kanë qenë prokurorë ose politikanë, kjo mund të jetë edhe shans për dëshminë se shteti ligjor megjithatë në fund do ta ketë fjalën e fundit.