Mijallkov kërkon që Gjykata e Apelit t’ia heq masën e paraburgimit

Ish drejtori i  DSK-së, Sasho Mijallkov në seancën e sotme publike në Gjykatën e Apelit në të cilën vendoset për ankesën e paraburgimit të tij tha se nuk mendon  të arratiset dhe se sikur edhe deri tani do t’i respektojë  masat e caktuara nga Gjykata.

“Ajo në çka Prokuroria i themelon  kërkesat për paraburgim, që edhe është nxjerrë  në seancë para kësaj Gjykate dhe masat e caktuara unë i respektoj. Prona ime dhe gjërat tjera, kontaktet e  mia të dyshuara ishin të pranishme atëherë por edhe tani. Atëherë para kësaj Gjykate e dhashë fjalën se nuk do të mendoj të arratisem dhe unë e mbajta dhe për atë sot jam këtu. Unë edhe më tutje e mbaj fjalën me tërë integritetin tim. Unë edhe atëherë thash se besoj në këtë gjykatë dhe për atë jam këtu”, deklaroi  Mijallkov sot në Gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit sot vendos për ankesën e mbrojtjes së Mijallkov për masën e paraburgimit  që i ishte përcaktuar gjatë caktimit të gjykimit në rastin “Titanik 2”.

Prokurorja e PSP-së Fatime Fetai tha se mbetet  në kërkesën me shkrim kundër ankesës së Sasho Mijallkov, me të cilin propozojnë  ankesa të refuzohet  në tërësi si e pabazë.

“Mbrojtja pohoi se Gjykata gabimisht  dhe jo në tërësi  e ka arsyetuar masën. Duhet të përmend se mbrojtja  shfrytëzon terminologji që Ligji i ri për procedurë penale  na njeh. Absurde janë sulmet e mbrojtjes. Prokuroria nuk ka nevojë të dëshmojë  se kundër Mijallkovit të akuzuar  udhëhiqen  procedura tjera për të cilat janë përcaktuar masat, që në përgjithësi është e njohur”, deklaroi Fetai.

Potencoi se para Gjykatës së Apelit tashmë janë nxjerrë dhe pranuar si të themeluara arsyet që i akuzuari ka pronë në Çeki dhe për shkak të funksionit që e ka kryer  dhe kontaktet për ekzistim të rrezikut nga arratisja. “Për këto arsye propozoj ankesa në tërësi të refuzohet”, theksoi Fatime.

Sipas Ligjit të PSP-së, siç potencoi, e qartë është se  ekziston  kompetencë e jashtëzakonshme e PSP-së sipas lëndëve të cilat dalin  nga ndjekja e paautorizuar e komunikimeve dhe ajo ka të bëjë  me të gjitha gjykatat në territorin e vendit tonë.

“Demonstrim i kompetencës së prokurorit në gjyqësi nuk ekziston. Ekziston vetëm ndeshje e kompetencave. Pa përpjekje më serioze juridike  mund të përfundohet se PSP  për të gjitha lëndët për të cilat ekzistojnë të a.q. bomba ka kompetencë të jashtëzakonshme të veprojë”, theksoi Fatime.

PSP kërkon hedhje poshtë të ankesave për të gjithë të akuzuarit si të pabaza.

Avokati Shvërgovski në elaborimin e ankesës theksoi se masa e caktuar paraburgim është kryer me shkelje thelbësore, si ajo për rrezikun e arratisë të elaboruar me një fjali. Sipas mbrojtjes, kjo nuk është e lejuar.

“Në praktikën tonë gjyqësore nuk ka ndodh që për një vepër të këtillë të caktuar paraburgim me justifikimin se kundër të pandehurit zhvillohet procedurë tjetër. Është absurde që për një lëndë të këtillë të caktohet paraburgim dhe të bëhet precedent”, theksoi Shvërgovski.

Sipas avokatit Mile Petrovski, baza mbi të cilat është caktuar arresti nuk ekzistojnë.

“Gjykata e ka ditur se i pandehuri është në arrest shtëpiak dhe sipas ligjit mbetej vetëm një bazë që çon në arrati të mundshme. Shkaku se do të arratiset sepse kundër tij zhvillohen edhe procedura tjera nuk mund të jetë. Në mungesë të dëshmive për shkaqet për rrezik nga arratia u theksua prona edhe atë që ka kryer funksion të lartë. Nuk ka asnjë arsye që të pohohet se ka rrezik nga arratia pas shqiptimit të aktvendimit”, theksoi Petrovski.

Avokati mbrojtës, Petar Vasilev tha se ekziston absurd juridik, kështu që paditësi i paaturizuar nuk elaboroi pse është i domosdoshëm arresti.

“Mbrojtja nuk është fajtore që i prokurori i paautorizuar ka ngritur akuzë 25 ditë pas afatit ligjor për parashtrim të aktit të prokurorisë”, deklaroi Vasilevski.

Në aktvendimin e shkallës së parë për “Titanik 2”, Mijallkov është i dënuar me tre vite burg, Menduh Thaçi në tre vite e dy muaj, Bedredin Ibrahimi në katër vite e gjashtë muaj, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska morën nga tre vite burg.

Gjykata e pranoi kërkesën e PSP-së dhe u caktoi masë paraburgimi Sasho Mijallkovskit dhe Bedredin Ibrahimit, ndërsa katër të dënuarit e tjerë morën masë kujdesi. Prokurorët kërkuan paraburgim për shkak të rrezikut për arrati.

Sipas aktakuzës nga SPS-ja, Mijallkov si drejtor i DSK-së dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së e ka shfrytëzuar ndikimin e tij dhe përmes Menduh Thaçit ka kontraktuar që të miratohen ankesat për rivotim në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale në vitin 2013.