Micotakis nuk i ka dhënë mbështetje Ciprasit për çështjen për emrin


Kryetari i partisë më të madhe politike greke Demokracia e Re, pas takimit me kryeministrin grek, e hodhi poshtë mundësinë për t’i dhënë mbështetje Qeverisë për formimin e konsensusit më të gjerë kombëtar për çështjen me emrin.

Kirjakos Micotakis pas takimit me Aleksis Cipras, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, ka dhënë kritika për mënyrën në të cilën Qeveria greke drejton me çështjen konkrete. Ai tha se janë bërë lëshime pa përfitime konkrete dhe të pakthyeshme, ndërsa Cipras, në vend që të krijojë front të fuqishëm nacional, në vendin e parë e ka vendosur partinë dhe “në këtë mënyrë e mbyll dritaren e mundësisë që rrethanat e ofruan që të shfrytëzohet”.

“Mënyra në të cilën zhvillohen negociatat shkakton shqetësim serioz. Qeveria tani më ka bërë lëshime pa marrë këmbime konkrete dhe të pakthyeshme për vendin tonë. Shumë më seriozisht lëshimi i Ciprasit, drejtpërdrejtë dhe publikisht ta shtrojë pyetjen për ndryshimin e Kushtetutës të vendit fqinj, si parakusht i nevojshëm për të ekzistuar çfarë do negociata, e dobësoi linjën kombëtare. Fragmenti i zgjidhjes së çështjeve individuale nuk mund të pranohet, sepse drejtpërdrejtë i minon interesat e Greqisë”, tha Micotakis, transmeton MIA.

Lideri i Demokracisë së re opozitare ka dhënë kritika të ashpra deri te Cipras, sepse para se t’i fillojë bisedimet nuk i ka informuar as partitë politike, as Parlamentin, as popullin grek. Ai vlerësoi se Cipras në negociatat ka hyrë pa siguruar mbështetje nga partneri i tij i koalicionit dhe më e keqja nga e gjitha, i ka ndarë grekët.

“Çështja me Shkupin nuk është vetëm një çështje në politikën e jashtme. Ka të bëjë me vetëdijen tonë kombëtare, me historinë tonë dhe në fund edhe me identitetin e vetëm të grekëve. E përsëris atë që e thash para disa ditësh – Nuk do t’i ndajmë grekët për t’i bashkuar shkupjanët”, tha Micotakis dhe shtoi se Cipras ka vendosur të hapërojë vetë dhe i porositi tani të mos kërkojë alibi ose bashkëpunëtorë.

Shkurt pas deklaratës së liderit të Demokracisë së Re, reaguan nga Kabineti i Ciprasit. Thonë se është pritur se “Micotakis do ta zgjedhë rrugën më të lehtë të papërgjegjësisë”.

“Vendit i duhet pushtet i vendosur për ta kaluar rrugën e vështirë, t’i mbrojë interesat kombëtare, e jo rrugën e lehtë e cila çon deri në qorr sokak”, komentojnë nga Kabineti i Ciprasit, pas qëndrimit të shprehur të Micotakis.

Takimi midis kryeministrit grek dhe kryetarit të Demokracisë së Re, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, ka zgjatur 45 minuta. Micotakis u largua pa dhënë deklaratë para pallatit kryeministror. Vendosi këtë ta bëjë nga kabineti i tij në Parlamentin grek.