Mickoski u zgjodh lider i VMRO-DPMNE-së


Në kongresin e sotëm të VMRO-DPMNE-së, kryetar i ri i partisë është zgjedhur Micovski.
Në Kongresin e VMRO-DPMNE-të pranishëm ishin 411 nga gjithsej 544 delegatë, numër i mjaftueshëm për mbajtjen e Kongresit sipas statutit të partisë.

Në sallë nuk kanë qenë të pranishëm nënshkruesit e letrës me të cilën kërkohej shtyrja e Kongresit të VMRO-së dhe rritjen e numrit të delegatëve.

Të pranishmit me brohoritje “Nikollë, Nikollë” kanë falënderuar liderin e deritanishëm të partisë Nikolla Gruevski për sakrificën e bërë për VMRO-në.