Mickoski: Të mërkurën pres që të bie kjo Qeveri


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se gjatë ditës, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, do të dërgoj iniciativë për votimin e mosbesimit të Qeverisë në Kuvend.
“Pres që të mërkurën në fund të ditës do të votohet mosbesim i Qeverisë, që të mund më pas të shohim se si do të zhvillojmë Maqedoninë, të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë Mickoski pas liturgjisë së mëngjesit.
Mickoski tha se po ashtu pret që të mbahet takim i liderëve për çështjen e emrit.
“Shohim një optimizëm për emrin, të shohim në çka bazohet ky optimizëm”, ka thënë Mickoski.