Mickoski: Rasti “Reket” nuk është i mundur pa dijeninë e Zaevit


Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot e ka akuzuar pushtetin dhe kryeministrin Zoran Zaev se qëndrojnë pas “Reketit” dhe i mbrojnë të dyshuarit dhe krimin.

Në pres konferencën në selinë e partisë, Mickoski ka thënë se “Reketi” nuk është i mundur pa mbështetjen dhe dijeninë e Zaevit. Ka shtuar se Katica Janeva ende e udhëheq PSP-në e komprometuar dhe se duhet të shqyrtohet roli edhe i gjithë prokurorëve tjerë dhe ndihmësve për ekzistimin edhe të rasteve tjera.

Mickoski ka thënë se pse Janeva nuk është në paraburgim kur në të kaluarën PSP ka kërkuar paraburgim për shumë raste të vogla.

“Janeva nuk është në paraburgim, mund të arratiset, të ndikojë në dëshmitarët dhe të përsërit veprën. Nuk ka shtet juridik. Nëse ka, Katica do të ishte në paraburgim, ndërsa koka e oktapodit në vend se me pranga në dorë nuk do të mundej të kërcënojë gazetarë dhe të mbrojë krimin”, ka thënë lideri i VMRO-së, Mickoski.

Ai ka rikujtuar edhe në deklaratën e Zaevit se i beson Katicës dhe se është njeri me kapacitet.

Dëshironte ta avancojë për prokurorë publik republikan, ndërsa prokurorët tjerë të PSP-së të vazhdojnë në prokurorinë e re. Dëshiron që PSP-në e komprometuar ta fut në sistemin prokurorial. Atë dëshiron ta bëjë me ligj. Ajo nuk mund të kalojë”, ka thënë Mickoski.

“Zoran Zaev është në gjendje të tërhiqet nga të gjithë që të shpëtojë veten. Zaev është i obliguar të tregojë çfarë dëshmish fsheh familja e njërit nga të dyshuarit i përfshirë në lidhjen e Beogradit dhe kush janë njerëzit që janë pasuruar nga politika e valixheve. Në çka lidhet ftohja e retorikës së Zaevit ndaj Janevës dhe Boki 13”, ka deklaruar Mickoski.

Lidhur me ligjin e Prokurorisë publike ai ka shprehur shpresën se pas pushimeve vjetore do të vazhdojnë bisedimet. Kërkesat e VMRO-DPMNE-së sipas tij janë respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve dhe jo të ndërpriten procedurat e filluara për ish anëtarë dhe aktualë të kësaj partie.

I pyetur nëse VMRO-DPMNE edhe më tej insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski ka thënë se mbetet në qëndrimin se ata nevojiten sa më shpejtë, por që për atë nevojiten 61 deputetë në Kuvend që VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk i ka. Prandaj, ai ka ftuar shumicën parlamentare dhe siç tha të zhgënjyerit nga sundimi i Zoran Zaevit të përfshihen në kërkesën për zgjedhje të parakohshme.