Mickoski: Pas takimit me Zaev do të vendosim nëse kthehemi në Kuvend


Deputetët e OBRM-PDUKM-së ende nuk kanë vendosur nëse do të kthehen në Kuvend. Lideri i ri i kësaj partie, Hristijan Mickoski i shoqëruar nga grupi i deputetëve, dha një deklaratë para Kuvendit.

Makfax bën të ditur se lideri i ri i OBRM-PDUKM-së ka sqaruar që të gjitha mundësitë janë të hapura për kthim në Kuvend, por vendimin përfundimtar do ta thotë pas takimit të pasditës me kryeministrin Zoran Zaev.

Përnderyshe, deputetët e kësaj partie ishin të pranishëm në fjalimin vjetor të kryetarit Gjorge Ivanov në Kuvend.