Mickoski: Jemi kundër ndryshimit të Kushtetutës dhe emrit kushtetues


Lideri i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski në intervistën e mbrëmshme për RTVM-në, duke u përqendruar në ngjarjet e fundit në procesin e zgjidhjes së kontestit me Greqinë, deklaroi se ai personalisht dhe partia janë kundër ndryshimit të Kushtetutës që do të thotë ndryshim të emrit kushtetues.

Mickoski tha se VMRO-DPMNE-ja për momentin është jashtë procesit për zgjidhjen e çështjes për emrin sepse askush nuk i ka ftuar të jetë jetë pjesë e procesit, e as që ka çfarëdo informacioni çka po ndodh zyrtarisht, e as jozyrtarisht.

“Mund vetëm të parashikojmë çka do të bëhet dhe kur do të bëhet. Pajtohem se viti filloi në mënyrë intensive, ka mjaftë informacione, por gjithë atë që ne e dimë e mësojmë nga mediat dhe nuk mund të them as detaje as specifikime”, tha Mickovski.

Theksoi se është e nevojshme zgjidhje dinjitoze dhe mbyllje sa më të shpejtë të problemit, por ai dhe partia janë kundër ndryshimit të Kushtetutës dhe angazhohen për denoncimin e qytetarëve në referendum.

Mickovski u përqendrua edhe në dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, duke vlerësuar se kjo ishte dëmi më i madh i interesave të partisë së tij.

“Ne këtë deri më tani e kemi dënuar disa herë. Por, gjithashtu, e kemi dënuar edhe aksionin, i cili e shkaktoi këtë reagim, e ai ishte mënyra në të cilën u përzgjedh kryetari i Kuvendit”, tha kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së.

Paralajmëroi se do të parashtrojnë propozim-ligj për amnisti deri te Kuvendi për të dyshuarit për ngjarjet e 27 prillit. Mickovski nuk tregoi nëse dhe kur deputetët e opozitës do të mund të kthehen në vendet kuvendore.

Ai tha se si opozitë, ata janë të gatshëm t’i shtrijnë dorën pushtetit dhe përmes konstruktivitetit të punojnë për të mirën e qytetarëve, të luftojnë me argumente dhe t’i mbështesin ato propozime të cilat do të sjellin jetë më të mirë, me qëllim të vetëm, mbrojtjen e interesave kombëtare.