Mickoski: Gjorçevi është “Totti” i VMRO-së


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sonte gjatë intervistës në RTVM i pyetur nëse profesoresha Gordana Siljanovska dhe Vllatko Gjorçev kanë dërguar kërkesë deri tek VMRO-DPMNE-ja për kandidat presidencial, tha se deri më tani kanë arritur dy kërkesa, por që po mbahen të mbyllura deri në ditën kur edhe skadon afati për paraqitje.

Megjithatë, ai tha se ka vetëm fjalët të mira për Siljanovskën dhe Gjorçevin.

“Vllatko Gjorçevi është Totti në VMRO-DPMNE. Ai vjen nga Unioni i të rinjve. Paraqet një vlerë të madhe dhe shton vlerat në parti, një luftëtar i padiskutueshëm, një lojalist. Mund të them vetë fjalë të mira për të. Ndoshta do të paraqitet edhe kandidati i tretë, i katërt deri më datën 31. Unë nuk e di nëse këto dy kërkesa janë nga profesoresha dhe nga Gjorçevi, por me datën 31 do ta zbulojmë”, tha Mickoski.