(Video) Mickoski: Çështja e referendumit duhet të jetë unike


Kryetari i VMRODPMNE-së Hristijan Mickoski, pas takimit thotë se Zaevi është në panik dhe tregon të pavërteta. Sipas tij, dallimi i vetëm ka qenë rreth tekstit të pyetjes së referendumit. Ai tha se kanë biseduar për formimin e KSHZ-së, formimin e qeverisë nga “Përzhino”, financimin e partive politike dhe tërheqjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për çka janë pajtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të ketë formacion të ri të KSHZ-së, partitë do të fitojnë mënyrë stabile të financimit dhe ligj të ri për Qeveri”, thotë Mickoski.

“Bisedohej për karakterin e tekstit të referendumit. Ne i përfaqësojmë interesat e qytetarëve duke pasur parasysh se shumica parlamentare është ajo që i definon detajet. Pyetja e referendumit do të jetë e njëkuptimshme, kjo është sipas ligjit. Kishin përafrime të qëndrimeve rreth referendumit pozitiv do të jetë ai referendum që i  ka 50+1 më shumë vota nga ata që kanë dalë në votime”, thotë Mickoski.

Ai shton se nuk mund të pajtohet që pyetja e referendumit të ketë shumë kuptime.