Mickoski bëri thirrje për pjesëmarrje në marshin protestues të së dielës


Lideri i opozitares maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski nëpërmjet një videoje ka bërë thirrje për marsh protestues në Strumicë.

“Unë si shumë veta nga VMRO-DPMNE-ja, jemi të vendosur që t’i shkojmë deri në fund punës, dhe nuk ka kthim, deri sa nuk arrihet fitorja që do t’i sjellë përfitim Maqedonisë. Koha është që të dëgjohet zëri ynë i përbashkët. Ta fitojmë padrejtësinë, dhe të dëgjohet ai zë që është në zemrat e juaja, dhe të thuhet po, duhet më mirë”, tha Mickoski.

Marshi protestues do të mbahet të dielën, me fillim prej ora 13:00, në parkun e Strumicës dhe do të vazhdojë para komunës.