Mediat serbe: Gruevski shkoi në Hungari përmes Tiranës


Lajmi i ikjes së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, është ende një temë aktuale në rajon. Mediumi “Politika” serbe sot dha lajmin se Gruevski kishte ikur në Hungari përmes Tiranës. Sipas informacionit serb, ish kryeministri kaloi kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme. Me fluturimin e parë të kompanisë “Malev”, Gruevski mbërriti direkt nga Tirana në Budapest./Gazeta e Pavarur