Me PDSH-në dhe Besën e Gashit, shumica parlamentare zgjerohet me 70 deputetë


Me kyqjen definitive të Lëvizjes Besa krahu i Shkupit dhe PDSH-së në Qeveri, koalicioni qeveritar ose shumica parlamentare do të arrijë numrin e 70 deputetëve.

Shumica aktuale përbëhet nga LSDM e cila ka 50 deputet, BDI 10, RDK 1, Lidhja Rome dhe PDT nga 1. Atyre do tu shtohen edhe tre deputetët e Besës dhe dy të PDSH-së.

Kur është në pyetje koalicioni qeveritar, disa herë ka marrë mbështetjen edhe nga deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së ose më saktësisht nga partia Socialiste e Xingos e cila në disa raste përkrahi shumicën duke mundësuar të ketë kuorum.

Maxhoranca me “përforcimet” e fundit pritet të jetë më stabile pasiqë e njejtë që nga formimi i saj përballet me problemin rreth sigurimit të kuorumit.