Mbrojtja do të ankohet për paraburgimin e Mijallkovit


Mbrojtja e ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov i cili mbrëmë ishte arrestuar,  paralajmëroi se gjatë ditës do të paraqesë ankesë, sepse konsideron se pa u thirrur dhe marrë në pyetje  është e palejueshme  t’i caktohet masë e paraburgimit.

“Ligji për procedurë penale citon se çdo person duhet të thirret dhe të merret në pyetje  dhe pas deklaratës së tij t’i caktohet masë e caktuar  e paraburgimit”, deklaroi Antonio Apastolski, njëri nga avokatët e Mijalkovit.

Sqaroi se Mijalkov është arrestuar me arsyetimin se ekziston rrezik për arratisje.