Mbrëmje e qetë e Vitit të R në territorin e Qytetit të Shkupit


Mbrëmja e Vitit të Ri në territorin e Vitit të Ri ka qenë e qetë dhe stabile dhe kemi zvogëlim të madh të veprave penale dhe kundërvajtjeve për dallim nga vitet e kaluara, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas vizitës së sotme në SPB Shkup.

“Kemi trend të zvogëlimit. Në vitin 2017 kemi pasur 37 vepra penale dhe dhjetë kundërvajtje. Deri në ora tetë të mëngjesit të sotëm janë denoncuar nëntë vepra penale dhe tetë shkelje ligji. Gjithsesi se gjatë ditës do të kemi denoncime të dosa veprave të reja penale, rreth të cilave kolegët do të punojnë, por në përgjithësi mund të jemi të kënaqur nga gjithë ajo që e kemi punuar si Ministri në periudhën që ishte para festave, para se gjithash në pjesën e parandalimit dhe edukimit”, theksoi Spasovski.

Ai tha se veprat penale të kryera gjatë natës së Vitit të Ri, para se gjithash janë vjedhje të rënda, plaçkitje dhe sulme të një personi zyrtar, gjatë kryerjes së punës në fushën e sigurisë. Rendin dhe qetësinë publike e kanë prishur disa individë në objekte hotelierike.

Ministri Spaspovski tha se në vitin 2018 do të punojnë në pjesën e parandalimit dhe edukimit dhe se do të punojnë në përmirësimin e kushteve të efektivëve të policisë.