Mbi 60 deputet e mbështesin kandidaturën e Stevo Pendarovskit për president


Mbi 60 deputet e mbështesin kandidaturën e Stevo Pendarovskit për president, theksoi sekretari gjeneral i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski.

Sipas kushtetutës, kandidat për president mund të propozojnë më së paku 30 deputet apo 10 mijë qytetar.

Kiracovski tha se prej nesër do të mbledhen nënshkrime për mbështetjen e kandidaturës. Ai tha se Maqedonisë i duhet president si Pendarovski, e jo si Ivanovi, koha e të cilit për fat të mirë po përfundon.

Mbrapa kandidaturës së Pendarovskit, përveç LSDM-së dhe BDI-së qëndrojnë edhe parti tjera të cilat janë pjesë e shumicës parlamentare, që numëron momentalisht 68 deputet.