Mbetet i paqartë fati i bisedës telefonike Zaev-Cipras


Akoma asnjë detaj për bisedën telefonike mes kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut tij grek, Aleksis Cipras. Nga Qeveria thonë se telefonata do të ndodhë atëherë kur do të ketë vendim përfundimtar, edhe pse Zaev paralajmëroi shumë më herët se deri të premten do të bisedoj me kryeministrin grek.

„Do të kemi bisedë unë dhe kryeministri Cipras. Besoj sonte, nesër ose deri të premten“, tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Detaje nga shqyrtimi i marrëveshjes së arritur mes ministrave të jashtëm, nuk jepen ende. Nuk dihet pozicioni i qeverisë vendase në lidhje me emrin pa përcaktues historik dhe çështja e identitetit. Ekspertët vlerësojnë se telefonata ku vendoset për opsionin e emrit të ri të Maqedonisë, nuk është veprim për të cilin duhet të shpejtoj kryeministri Zaev. Sipas, Andreja Stojkovskit bëhet fjalë për një vendim i cili nuk ka kthim mbrapa dhe se si i tillë kërkon kohë të mjaftueshme për t’u analizuar.

„Ku ndodhemi për momentin? Besoj se edhe njëra por edhe pala tjetër janë të kujdesshme në lidhje me atë që duhet pranojnë ose deri ku mund të tolerojnë. Analizat që duhet t’i bëjnë në lidhje me atë se çfarë duhet të bëjnë për të respektuar atë që është arritur nga fillimi deri në fund dhe në fund t’i besojnë vendimit që do ta marrin. Unë jam akoma optimist dhe pres zhvillime të paktën deri në 10 ditët e ardhshme “, u shpreh Andreja Stojkovski, analist.

Qeveria greke pret qëndrimin e Maqedonisë. Zëdhënësi i organit ekzekutiv grek, në një intervistë televizive ka theksuar se deri në vendimin përfundimtar të Maqedonisë nuk do të zbardhet asgjë nga marrëveshja Dimitrov- Kocias.

„Kemi bërë një punë vërtet të madhe por njëkohësisht edhe të dhimbshme. Me marrëveshjen e fundit kemi zgjedhur disa terme dhe tani po presim Qeverinë fqinje. Qeveria greke po pret hapin vendimtar nga Zoran Zaevit për arritur marrëveshjen përfundimtare. Topi tashmë është në terrenin e tyre. Në këtë moment nuk mund të ndaj detaje nga marrëveshja e arritur mes dy ministrave. Nuk ka asnjë marrëveshje të arritur derisa nuk merremi vesh për gjithçka “, theksoi Dimitris Xhanakopulos, Zëdhënës i Qeverisë në Greqi.

Por si duket opozitat e dyja vendeve nuk janë në një linjë me Qeveritë e tyre. Derisa VMRO-DPMNE-ja ka këmbëngulur kundrejt kërkesës së Greqisë për “erga omnes”, opozita greke ka paralajmëruar mos mbështetjen e zgjidhjes së mundshme. Kjo sipas Qeverisë greke do të ishte veprim jo serioz i opozitës në kohën kur bëhet fjalë për interesa shtetërore. Opozita greke paraprakisht nuk pranoi as emrin e Republika e Maqedonisë së Ilindenit. Korniza kohore për marrëveshje mes dy vendeve, jo zyrtarisht parashikon që emri i ri të mos ketë përcaktues historik por gjeografik dhe kohorë duke mbajtur në lojë opsionet si Maqedonia e Re, Maqedonia e Veriut, Maqedonia e Epërme etj. / Alsat -M