Marrëveshja për emrin, Osmani: Sot bëjmë historinë


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë, Bujar Osmani ka komentuar marrëveshjen e arritur ndërmjet dy qeverive ajo e Maqedonisë dhe të Greqisë për emrin e ri.

Ai përmes një postimin në Facebbok ka thënë se “Sot e bëjmë historinë e cila do të na mundësojë të hapim rrugën për një Maqedoni më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më përparimtare për të gjithë qytetarët e tanë!”

Postimi i plotë:

Bashkëvendosim për çështje që na prekin të gjithëve. Bashkëzgjjidhim konteste të cilat me dekada na kanë lënë prapa!
Sot e bëjmë historinë e cila do të na mundësojë të hapim rrugën për një Maqedoni më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më përparimtare për të gjithë qytetarët e tanë!