Maqedonia ndau gjashtë milionë denarë për të pësuarit në vërshimet në Shqipëri


Qeveria në seancën e sotme vendosi që të ndahen gjashtë milionë denarë ndihmë financiare dhe ndihmë shtesë humanitare, për të pësuarit në vërshimet në Shqipëri.

Në seancën qeveritare u shqyrtua informata nga ana e Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë për gjendjen në Shqipëri pas vërshimeve të mëdha.

Qeveria atëherë i obligoi Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe institucionet tjera kompetente që në afat prej tre ditëve të parashtrojnë propozim zgjidhje për dërgesën e ndihmës humanitare në rajonet në Shqipëri, të cilat janë përfshirë me vërshime