Maqedonia merr zyrtarisht ftesën për në NATO


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg zyrtarisht kryeministrit Zoran Zaev ia dorëzoi ftesën për fillim të negociatave me Aleancën, pas vendimit të aleatëve veri-atlantikë dje në Bruksel. NATO ftoi Maqedoninë që të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës, por vetëm pas implementimit të marrëveshjes për emrin.

“Ky është depërtim kyç i cili e hapi rrugën për anëtarësim të plotfuqishëm, negociatat e hollësishme për inkuadrim tani do të fillojnë. Pasi të gjithë procedurat e huaja kombëtare do të përfundojnë dhe pasi të ratifikohet nga vendet-anëtare do të bëheni anëtarja e 30-të e NATO-s me vend të barabartë në tryezë, zë të barabartë në diskutime dhe të drejtë të barabartë votimi në aleancën më të suksesshme ushtarake”, tha sekretari i përgjithshëm pas nënshkrimit.

Kryeministri Zaev e shprehu falënderimin e tij deri te sekretari i përgjithshëm, por edhe deri te kryeministrat eshteteve fqinje Greqisë dhe Bullgarisë, për arritjen e marrëveshjeve për fqinjësi të mirë.

“Ky është vendim historik për vendin dhe për qytetarët, mirënjohje për punën tonë të përkushtuar dydekadëshe, dhe për të gjithë politikanët e Maqedonisë nga pavarësia e deri më sot”, tha Zaev.