Maqedonia ka arritur standardin më të lartë për diseminacion të të dhënave të FMN-së


Maqedonia është vendi i 18-të në botë dhe i dyti në Evropën Juglindore, por vendi i parë nga vendet të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit   Evropian që ka arritur drejt standardit më të lartë për disemanacion të të dhënave statistikore të Fondit Monetar Ndërkombëtar – SDDS Plus.

Arritja e standardit është rezultat i punës së përbashkët të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) dhe Ministrisë së Financave (MF). Procesi i arritjes së vendit drejt standardit SDDS Plus ka filluar në vitin 2013 kur e njoftoi FMN-ja se me përkushtim punon në arritjen e nëntë kategorive apo përkatësisht kategori të përshtatura të të dhënave për anëtarësim, prej të cilave shtatë duhej t’i realizojë BPRM, ndërsa dy MF. Me vetë arritjen e pesë nga indikatorët e obliguar tashmë janë përmbushur, ndërsa katër të tjerat duhet të arrihen në afat prej pesë viteve nga dita e qasjes.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski qasjen drejt standardit SDDS Plus e vlerësoi si lajm të mirë me rëndësi për vendin, sepse e mira ndërkombëtare do të pozicionohen deh hyn në grupin e vendeve me standard më të lartë për njoftim që, megjithatë, theksoi, do të kontribuojë për besim më të madh dhe pozicionim më të mirë te institucionet ndërkombëtare, agjencitë kreditore të rejtingut dhe te investuesit.

“Për investuesit dhe institucionet ndërkombëtarë veçanërisht të rëndësishme anë standardet statistikore. Nëse ata besojnë në të dhënat atëherë hyjnë në shtet. Me qasjen drejt SDDS Plus e përforcojmë kredibilitetin e shtetit në korniza botërore…Qëllime strategjike të shtetit janë integrimet euroatlantike, rritja e standardit të jetesës dhe jetë më mirë dhe cilësore për qytetarët, ndërsa të dhënat e sakta dhe të plota statistikore japin përshkrim ku jemi dhe bazë për vendime të drejta dhe me kohë për arritjen e këtyre qëllimeve”, tha Tevdovski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se MF angazhohet për prodhimin e të dhënave cilësore, transparencë më të madhe dhe qasje më të madhe të të dhënave për qytetarët.

Guvernatorja e BPRM-së Anita Angellovska-Bezhovska theksoi se nga 28 janari të këtij viti Republika e Maqedonisë është anëtare e standardit më të lartë statistikor të FMN-së për diseminacion të të dhënave.

“Me përmbushjen e e pesë treguesve të domosdoshëm nga gjithsej nëntë zyrtarisht e nisëm nismën për bashkëngjitje në këtë standard më të lartë për publikimin e të dhënave. Në planin global tashmë që moti është apsolvuar se diseminacioni cilësor është kyç për marrje e përfitimeve të statistikës. Për këtë me siguri mund të them  se 28 janar i vitit 2019 është datë me rëndësi historike për sistemin statistikor të Maqedonisë, por edhe për ekonominë e Maqedonisë, sepse kjo tani ka mundësi të jetë njëra ndër 18 ekonomitë në botë të cilat kanë set të treguesve statistikorë sipas standardit të saj ndërkombëtar të të dhënave”, potencon Angellovska-Bezhovska.

Paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të punohet me përkushtim të njëjtë që të dorëzohen edhe katër indikatorët e tjerë.

Për drejtorin e ESHS Apostoll Simovski, qasja drejt standardit SDDS Plus  paraqet edhe një suskes në drejtim të përmirësimit dhe harmonizimit të të dhënave statistikore drejt standardeve ndërkombëtare.

“Qëllimi i këtij standardi të FMN-së është që t’u ndihmojë në mënyrë statistikore vendeve të përparuara lidhur me prodhimin e të dhënave ekonomike gjithëpërfshirëse, me kohë dhe të besueshme dhe të dhëna financiare në suaza të ekonomive ekzistuese dhe integrimeve financiare. Përmbushja e kritereve të larta, ndërsa FMN është edhe një sukses i Republikës së  Maqedonisë dhje të sistemit statistikor kombëtar në drejtim të përmirësimit dhe harmonizimit të të dhënave statistikore me standardet ndërkombëtare”, tha Simovski.

Për qasje, shtoi, ishte i nevojshëm përpunimi i bazës së re të plotë të të dhënave që i përmban të dhënat e ESHS, BPRM dhe MF, trajnim për shfrytëzimin e një pjese të aplikimeve të dedikuara për përgatitje teknike të të dhënave të të gjithë pjesëmarrësve në proces, si dhe për përgatitjen e mirëmbajtjes rrjedhëse të internet faqes kombëtare për të dhënat.