Maqedonia e Epërme, propozimi i ri i palës greke për emrin


Sipas mediave greke, Maqedonia e Epërme (Republic of Upper Macedonia) është propozimi i ri për emrin, përcjell korrespodenti i eMagazin në Selanik.

Mediat thirren në informacione ekskluzive të Ministrisë së jashtme, transmeton Medial.mk.

Nga ana tjetër, sipas mediave greke që thirren në burime në Shkup, pala maqedonase ka qenë për propozimin Maqedonia e Re (Republic of New Macedonia).

Grekëve u ka pëlqyer edhe propozimi Republika Maqedonia e Vardarit (Republic of Macedonia of Vardar).

Propozimi për Republika Maqedonia e Epërme (Upper Macedonia) megjithatë ka qenë i pranueshëm për dyja palët, shkruajnë mediat greke. Ndërkaq, propozimi Republika e Maqedonisë (Shkupi) nuk është në lojë.