Maqedoni, Revizioni Shtetëror 7 muaj pa drejtor


Revizioni shtetëror tashmë 7 muaj është pa drejtor. Ndonëse në fillim të vitit Kuvendi shpalli konkurs për zgjedhjen e njeriut të parë të Entit shtetëror të revizionit dhe procedura tashmë ka përfunduar, shtatë muaj kjo pikë assesi të mbërrijë në rend dite në Komisionin për zgjedhje dhe emërime me të cilin kryeson deputeti Ilija Dimovski.

Ai shkurt në bisedë telefonike për Alsat Mparalajmëroi se pika për emërimin e revizorit shtetëror do të vihet në rend dite pasi të emërohen anëtarët e KSHZ-së që për momentin është çështje më e rëndësishme. Deputetët e shumicës akuzojnë se qëllimisht po pengohet emërimi i njeriut të parë të revizionit shtetëror. Ekspertët kërkojnë nga deputetët që sa më shpejtë të zgjedhin të parin e revizionit shtetëror.