Maqedoni, Ministria e Arsimit publikon notën mesatare nga matura shtetërore për vitin 2017/18


Nota mesatare e përgjithshme nga të gjitha lëndën në maturën shtetërore për vitin 2017/2018 është 3.42, që është pak më e madhe se vitin e kaluar që ishte 3.39.

Notën mesatare nga tre provimet eksterne në qershor, sot në konferencë për shtyp e publikoi, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe drejtoresha e Qendrës shtetërore për provime, Lidija Gjoshevska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave që publikuan ata, nota më e madhe mesatare është në gjuhën turke (4.18), ndërsa nota më e dobët është në gjuhën angleze (2.91).

Ministri Ademi tha se janë të kënaqur nga nota mesatare, pasi ka rritje të vogël të suksesit.

Ndërsa nga 43.331 provime të realizuara, 2.512 nuk janë kaluar, gjegjësisht (5.8 për qind).