Mançevski: Kryeministri i zgjedh vetë këshilltarët


Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski ka thënë se kryeministri vetë i zgjedh këshilltarët e tij.

“Në këtë rast nuk bëhet fjalë për administratë, por për këshilltarë të kryeministrit”, ka thënë Mançevski, duke u përgjigjur në pyetjen rreth listës së re për angazhim të 56 këshilltarëve në Qeveri, transmeton Medial.mk.

Ai ka shtuar se numri i këshilltarëve është shumë më i vogël në krahasim më herët, ndërsa një pjesë e tyre janë angazhuar pa asnjë kompensim financiarë.