LSDM: Për herë të parë në histori, 30 parti qëndrojnë pas një kandidati


Për herë të parë në histori, 30 parti politike, nga të gjitha bashkësitë etnike u bashkuan rreth kandidatit të përbashkët për president të shtetit.

Maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, vllehë, boshnjakë dhe të gjithë tjerët, qëndrojnë pas Stevo Pendarovskit, kandidat mbipartiak, evropian, qytetar, mik dhe president i të gjithëve dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Republikës së Maqedonisë së Veriut i nevojitet president i vërtetë, partner dhe mik i qytetarëve dhe i ardhmërisë.

President me ndjenjë të lartë të përgjegjësisë, shtetësisë dhe përkushtimit, i cili do të ofrojë zgjidhje në interes të të gjithë qytetarëve dhe do të punojë në integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Ky është Stevo Pendarovski, personalitet që është i vendosur dhe i gatshëm ta udhëheq shtetin përpara, drejt ardhmërisë së ndritur, e jo ta kthejë prapa në të kaluarën e errët.

Fitorja e Pendarovskit në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe një fitore e rrugës sonë të përbashkët drejt përparimit dhe zhvillimit, rrugës së integrimit të tërësishëm në NATO dhe BE.