LSDM: Mickoski bënte shantazh zgjidhjen e KSHZ-së me Ligjin për financimin e partive politike


Partia maqedonase në pushtet LSDM thotë se “Para se të tregojë qëndrimet hipokrite, Hristijan Mickoski para publikut duhet të deklarohet për qëndrimin e tij dhe partisë së tij për referendumin, si çështje më e rëndësishme në historinë e Maqedonisë së pavarur”.

“Se sa hipokrit është Mickoski dhe sa është i humbur në hapësirën politike tregojnë vet dëshmitë”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski shantazhistin formimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor me kërkesën që të sillet Ligji për financimin e partive politike me para nga buxheti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski e sollën në pikëpyetje referendumin me ndalesën që ia bënin KSHZ-së.

“OBRM-PDUKM-ja me vite shpenzonte dhjetëra milionë euro para të qytetarëve për fushatë reklamuese, propagandë dhe manipulim të opinionit. Sot kur duhet të shfaq përgjegjësi para ardhmërisë dhe para qytetarëve, Mickoski sillet në mënyrë hipokrite dhe të papërgjegjshme’, thonë nga partia maqedonase në pushtet LSDM.

Ata shtojnë se Mickoski nuk brengoset dhe se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja punon në mënyrë të përgjegjshme në interes të qytetarëve, dhe se sipas LSDM-së, Qeveria ka siguruar mjete për rekonstruktimin dhe ndërtimin e shkollave të reja, mes të cilave është edhe gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq”.