LSDM kërkon që Hristijan Mickoski të deklarohet në lidhje me referendumin


LSDM përsëri i bënë thirrje liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, që të sqarohet për çka është në referendum i cili duhet të mbahet më 30 shtator.

“Mickoski merr guximin, sqarohu se për çka je, qytetarët janë për të ardhme të ndritshme në vend të mosqenies. Është koha Mickoski, më në fund duhet të tregoni se për çka jeni dhe të sqaroheni për referendum”, thonë nga LSDM.

Ata më tej thonë se nëse Mickoski është “për të ardhmen e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e identitetit maqedonas” duhet tu bëni thirrje anëtarëve të OBRM-PDUKM-së që të dalin në referendum.

Për referendumin për marrëveshjen për emrin opozita maqedonase ende nuk ka marr vendim nëse do të marr pjesë apo do ta bojkotojë. /Telegrafi/