LSDM: Dhuna e 27 prillit ishte sulm ndaj demokracisë


Maqedonia është serioze, shtet demokratik, me institucione të cilat kanë obligim para qytetarëve dhe Kushtetutës të veprojnë sipas procedurave ligjore, për zgjidhje të përhershme të ndodhive të 27 prillit dhe për të sjellur përgjegjësi institucionale për të gjthë të involvuarit, thonë në LSDM.
“Dhuna e 27 prillit ishte sulm ndaj demokracisë në Republikën e Maqedonisë, ndaj rendit kushtetues, tentim për rrezikuar jetën e deputetëve, dhe me atë edhe sulm ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Institucionet kanë kredibilitet dhe detyrim që ta zbardhin rastin, përshkak të nevojës për të vendosur drejtësi dhe qeverisje të së drejtës në Republikën e Maqedonisë, që raste të tilla mos të përsëriten”, theksojnë në LSDM.