Ljube Boshkovski me zyre në Qeveri ndërsa Hoxha do të punon prej në shtëpi


23 persona që e këshillojnë kryeministrin Zoran Zaev çdo ditë shkojnë në punë dhe kanë zyrat e veta, ndërsa 33 këshilltarët e jashtëm nuk vijnë në punë por këshillojnë sipas nevojës, thonë nga Qeveria për SDK.mk.

Me angazhim ditor në Qeveri dhe me orar pune prej 40 orësh në javë janë 13 këshilltarët e veçantë dhe 10 këshilltarët tjerë. Nga qeveria thonë që sipas nevojës dhe për shkak kryerjes së punëve urgjente, detyrimet e punës këto këshilltarë i kryejnë edhe për gjatë ditëve të lira dhe gjatë festave.

“Të gjithë këshilltarët e veçantë dhe këshilltarët tjerë në përputhje me nenin 22 të ligjit për të punësuarit në sektorin publik kanë krijuar marrëdhënie pune për kohë të caktuar deri në skadimin e mandatit të kryeministrit. Të gjithë janë zgjedhur në shpallje publike. Një pjesë e këshilltarëve të veçantë dhe të tjerë kanë zyrat e veta, ndërsa pjesa më e madhe e ndajnë hapësirën e punës me persona tjerë që punojnë në Qeveri”, thonë nga Qeveria.

Nga Qeveria shpjegojnë se për dallim nga këshilltarët e rregullt, bashkëpunëtorët e jashtëm, të cilët janë 33 persona angazhohen me marrëveshje për kohë të caktuar dhe zgjidhen drejtpërdrejt nga kryeministri dhe kanë për detyrë aktivitete të caktuara për të cilat nuk ka nevojë të shkojnë çdo ditë në punë

“Kategoria e këshilltarëve të jashtëm paraqet angazhim të personave sipas vendimit personal, në këtë rast nuk parashikohet shpallje publike për punë sepse nuk bëhet fjalë për punësim por për angazhim me kohë të caktuar. Angazhimi në punë i bashkëpunëtorëve të jashtëm varet nga aktivitetet konkrete të dhënë nga ana e kryeministrit”, shtojnë nga Qeveria.

I fundit në listë mes 33 këshilltarëve të cilat i ka emëruar kryeministri Zoran Zaev është ish-komandanti Xhezair Shaqiri. Emërimi i tij shkaktoi shqetësim edhe te Ambasada e SHBA-së në Shkup. Shaqiri është këshilltari i dytë i Zaev pas Lube Boshkovskit i cili ndodhet në listën e personave të sanksionuar nga Ballkani nga Ministria amerikane e Financave, listë të cilës Trump i dha vlerë edhe për një vit.