Ligji për referendum, sqarohet Saliji


Lidhur me tekstet e botuara në portale dhe me rastin e publikimit në Regjistrin e vetëm kombëtar të Rregulloreve (ENER) të Ligjit për referendum dhe formave të tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve, Ministria e Drejtësisë jep këtë sqarim:

“Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për referendum dhe format e tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve po bëhet harmonizimi i tekstit të Ligjit me Kodin Zgjedhor dhe lihen ose tejkalohen disa zgjidhje të vjetruara, për arsye se Ligji për referendum dhe format e tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve është miratuar në shtator të vitit 2005, ndërsa Kodi Zgjedhor në mars të vitit 2006.

Në ndryshimet e propozuara të nenit 1, nenit 2, nenit 3 dhe nenit 4 të Ligjit për referendum dhe forma të tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve po bëhet harmonizimi me Kodin Zgjedhor. Kodi Zgjedhor u botua më 31 mars 2006 dhe Kodi hyri në fuqi që ditën kur u botua në Gazetën Zyrtare. Me ditën e publikimit të Kodit Zgjedhor, ndaluan së vlejturi Ligji për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Ligji për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Ligji për zgjedhjet lokale, Ligji për listën zgjedhore, Ligji për vendvotimet dhe Ligji për njësitë zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Me ndryshimet e propozuara në nenet 5 dhe 6 të Ligjit për referendum dhe forma të tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve, sipas MD-së bëhet harmonizimi i ligjit të propozuar me Ligjin për gjykatat.

Në Ligjin për gjykatat, i cili u botua në maj të vitit 2006 në nenin 22, përveç gjykatave ekzistuese, u themelua edhe Gjykata Administrative. Neni 34 i Ligjit për gjykatat rregullon kompetencat e Gjykatës Administrative. Në të vërtetë, me ndryshimet e lartpërmendura, kompetenca për zgjidhjen e kontesteve administrative nga Gjykata Supreme ka kaluar në Gjykatën Administrative.

“Në kontekst të së cekurës, theksojmë se me ndryshimet e propozuara të Ligjit për referendum dhe forma të tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve, rregullohen çështjet që janë me rëndësi për zbatimin praktik të ligjit dhe përshtatjen teknike të tekstit të ligjit”, thonë në Ministrinë e Drejtësisë.