Ligji i gjuhëve, flet Xhaferi


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ende nuk e ka dërguar ligjin për përdorimin e gjuhëve në Gazetën zyrtare, ndërsa nuk precizohet se kur do të bëhet e njëjta.

“Nuk jam i ngarkuar me kohën, pasi nuk kemi kufizime lidhur me afatin kohor të publikimit të ligjit”, ka thënë sot Xhaferi.

Lidhur me atë nëse ka pajtueshmëri me opozitën për miratimin e ligjeve reformuese, Xhaferi ka thënë se bashkëpunimi ekzistues flet se në seancën e djeshme ishin miratuar ligje për të cilët nevojitet dy të tretat e shumicës.

/Medial.mk/