Lëvizja BESA dhe Gashi me një këmbë brenda, e me një jashtë Qeverisë, Zaev bëhet pishman për ofertën
Zgjerimi i koalicionit Qeveritar edhe me Lëvizjen BESA të Afrim Gashit dhe PDSH-në e Menduh Thaçit ka “tronditur” Qeverinë Zaev, për arsye se po kalkulohet shumë me ndarjen e dikastereve.
Burime të Agjencisë së lajmeve Zhurnal bëjnë të ditur se Lëvizja BESA po humb dy poste të zëvndës ministrave për të cilat ditë më parë u liferua se do ti takojnë Lëvizjes BESA.
Këtë e konfirmon edhe lista e dorëzuar nga kryeministri Zoran Zaev në Parlament, sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve ZHurnal, kryeministri Zoran Zaev në momet të fundit ka ndryshuar ofertën për Lëvizjen BESA dhe i ka ofruar asaj postin e zëvendës ministrit në ministrin e Pushteti Lokal dhe postin e sekretarit Shtetëror në Ministrin me Drejtësisë, por jo vetëm edhe disa poste drejtorësh më shumë.
Nga ana tjetër, Lëvizja BESA sipas burimeve partiake të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal ka refuzuar të marrë postin e zëvendës ministrit në ministrin e pushtetit lokal dhe se kanë insistuar në ofertën e parë për postin e zëvendës ministrit në Ministrin e Jashtme.
Halli i kryeministrit Zaev është se postin e zëvëndës ministrit në ministrin e Jashtme ja ka premtuar ish-kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski që e konfirmon edhe lista e dorëzuar në parlament me emrat e rinj të ministrave dhe zëvendës ministrave.
Përndryshe Zhernovski, në zgjedhjet e fundit lokale edhe pse i kishte hyrë garës edhe për një mandatë, ai u tërhoq nga gara për të parin e komunës Qendër me premtimin se kryeministri Zoran Zaev do ta “rahaton” me post në ekzekutiv.
Burime të agjencisë së lajmeve Zhurnal, thonë se Lëvizja BESA tanimë ka vënë në pikëpyetje pjesmarrjen e saj në Qeveri dhe po shqyrton mundësin që të thirrë organet partiake për të vendosur për këtë çshtje.